image Punëtori i postës në Gjilan has në 300 euro të falsifikuara

Siguri

Punëtori i postës në Gjilan has në 300 euro të falsifikuara

news image

Një punëtor i një poste të shpejt në Gjilan, dyshohet se dje ka qenë viktimë e parasë së falsifikuar.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjilan kanë bërë të ditur se një person ka raportuar se si punëtor i postës së shpejtë ka pasur një porosi nga një klient për një telefon të tipit “Iphone”, në vlerë prej 310 eurove.

Sipas viktimës, i dyshuari ja ka paguar telefonin duke ia dhënë tri kartëmonedha prej 100 eurove të dyshuara si false.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ky rast është duke u hetuar nga policia.

/Gazeta Sinjali/