image Punëtori i "Drinit të Bardhë" u godit për vdekje teksa po kthehej nga puna me motoçikletë

Siguri

Punëtori i “Drinit të Bardhë” u godit për vdekje teksa po kthehej nga puna me motoçikletë

news image

Dje, si pasojë e një aksidenti trafiku të para një jave, ka vdekur punëtori i ndërmarrjes rajonale “Drini i Bardhë” në Deçan, Isa Qorraj.

Ai kishte qenë duke u kthyer nga puna me motoçikletë, ndërsa ishte goditur nga një automjet në shpejtësi të madhe, rapoton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për Gazetën Sinjali informacionet zyrtare lidhur me këtë rast.

“Ka qenë nga një aksident ndërmjet një motoçiklete dhe një automjeti tjetër. Aksidenti ka qenë më datë 30.07, ndërsa dje jemi njoftuar nga QKUK se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Për Isa Qorrajn, përveç djalit të tij, kanë shkruar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, por edhe të afërm e miq të të ndjerit.

“Isën do ta kujtojmë gjithmonë si burrë të besës dhe fjalës, bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës”, ka shkruar ndër tjerash Ramosaj.

Ndërsa profesori Muhamet Mavraj ka thënë se një djalosh i ri, pa patent shofer e kishte goditur viktimën. Mavraj ka shtuar se Qorraj “ka mundur t’i bishtërojë vajtjes në pune për shkak të vendimit qeveritar, por donte pagën me nder”

“Vërtet, shpejtësia në rrugë vret!
NGUSHËLLIME familjes Qorraj nga Carrabregu i Deçanit për humbjen e familjarit Isa Qorraj (59).
Veçanërisht, ngushëllime kryeredaktorit te “Epokës së re”, Mal Qorrajt, Ardianës e Arturit për humbjen e babait! Bashkëndiejmë dhe jemi me Ju!
Isa Qorraj ka mundur t’i bishtëroje vajtjes në punë për shkak të vendimit qeveritar, por donte pagën me nder. Një djalosh i ri, pa leje të vozitjes, në shpejtësi të lartë, e goditi me fatalitet teksa ky kthehej nga puna!”, ka shkruar Mavraj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i Isa Qorrajt është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). /Gazeta Sinjali