image Punëtores së Prokurorisë në Gjakovë i thyhet vetura, hajnat ia vjedhin çantën me dokumente

Siguri

Punëtores së Prokurorisë në Gjakovë i thyhet vetura, hajnat ia vjedhin çantën me dokumente

news image

Persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës një punëtoreje të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga vetura ata kanë arritur që t’ia vjedhin asaj çantën, në të cilën kishte dokumente personale dhe kartelën identifikuese të lëshuar nga prokuroria.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se ajo ishte futur në një lokal dhe kur ishte kryer pas 15 minutave e kishte parë që i është thyer xhami i veturës.

“Dje, pas orës 16:00 ajo dhe një familjar i saj kanë hy në një lokal. Kur kanë dalë pas 15 minutave e kanë vërejtë xhamin e veturës së thyer. I është vjedhë çanta. Në çantë ka pasë kartelën e Prokurorisë. Punëtore e prokurorisë është po, referente. Vetura ka qenë private”, tha ai./Gazeta Sinjali/