Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e 14 konsujve nëpër konsullata të Kosovës, disa prej të cilëve kanë pasur lidhje të afërta me partitë politike.
Në mesin e të shkarkuarve është edhe konsulli i Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha të Katarit, Eshref Haxhiu.
Haxhiu nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, është ankuar lidhur me këtë veprim të ministrit me arsyetimin se humbi tre vende pune për tu bërë diplomat.
Pavarësisht humbjes së këtij vendi të punës, megjithatë Haxhiu duket se nuk mbeti i papunë. Krahas detyrës si konsull i Kosovës në Doha, ai jepte këshilla psikologjike në internet kundrejt pagesës.
–