image Publikuan video duke gjuajtur me armë, policia iu troket në derë katër personave - FOTO

Siguri

Publikuan video duke gjuajtur me armë, policia iu troket në derë katër personave – FOTO

news image

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë në Prizren.

Disa persona kishin publikuar një video në rrjetet sociale gjatë kremtimit të Vitit të Ri, ku shihen duke gjuajtur me armë.

Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ata e kanë pranuar fajin si dhe kanë dorëzuar armët.

Njoftim i plotë i Policisë:

Sekuestrohen tre armë në Prizren

Prizren, 02 Janar 2023

Me datë 02.01.2023  rreth orës  09:25,  Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Prizren  ka sekuestraura disa amë.

Me datë 01.01.2023 në ora 00:05 nëpërmes rrjeteve sociale është  parë një video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë.

Pasi që policia ka marr informacionin  ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të  identifikohen dhe të  lokalizohen.

Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët.

Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve.

Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion.

Të dyshuarit pasi që janë intervistuar janë liruar me procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/