image Publikoi fotografi me armë në Facebook, arrestohet një person në Mitrovicë

Siguri

Publikoi fotografi me armë në Facebook, arrestohet një person në Mitrovicë

news image

Një person nga fshati Bare i Mitrovicës, është arrestuar dje nga policia, pasi që i njëjti kishte shpërndar një fotografi në Facebook, ku në atë fotografi shihej se në dorë mbante një armë zjarri që dyshohej se ishte armë e gjatë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se personi në fjalë, pasi që është informuar me rastin, vullnetarisht ka dorëzuar në polici një armë të gjatë, gjysmë automatike me një karikator pa fishek.

Sipas burimeve të gazetës, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Gazeta Sinjali/