image Publikohet traileri i ri i dramës “The Way Back”

Film

Film/ Publikohet traileri i ri i dramës “The Way Back”

news image

Kompania amerikane “Warner Bros.”, e ka publikuar trailerin e ri të dramës sportive “The Way Back”, ku në rol kryesor luan aktori i njohur, Ben Affleck.

Aktori luan rolin e një trajneri basketbolli, i cili aspiron të fitojë gara me ekipin e shkollës së mesme duke luftuar t’i evitojë gjithashtu problemet që  ka në jetën personale, transmeton Gazeta Sinjali.

Traileri i dytë i këtij filmi është publikuar dje në kanalin zyrtar të kompanisë në YouTube, ku ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku.

Kujtojmë se “The Way Back” do ta ketë premierën në kinematë botërore më 6 mars./Gazeta Sinjali/