image Napoli mposhtet nga Atalanta në dramën me shumë gola

Futboll

Napoli mposhtet nga Atalanta në dramën me shumë gola

news image

Ndeshja mes Napoli dhe Atalanta, ashtu edhe siç pritej, ka përfunduar me një spektakël golash.

Atalanta ka fituar në udhëtim kundër Napolit, me rezultatin 2:3, në një ndeshje ku ndodhën dy përmbysje në rezultat.

Skuadra nga Bergamo kaloi në epërsi qysh pas minutës së 7’, kur Malinovsky gjeti rrugën e golit.

Nikoqirët reaguan para fundit të pjesës së parë, kur në minutën e 40’ Zielinski riktheu balancin në rezultat.

Napoli përmbysi rezultatin në minutën e 47’, me anë të belgut Dries Mertens, i cili shfrytëzoi asistin e Malcuit.

Por, këtë epërsi nuk arritën ta ruanin dot, pasi Atalanta kishte edhe një marsh pa përdorur. Fillimisht, mysafirët shënuan me Demiral, në minutën e 66’, kurse përmbysjen finale e bëri Freuler, me golin e minutës së 71’.

Me këtë fitore, Atalanta shkon në 34 pikë për pozitën e katërt, me dy pikë më pak sesa Napoli që është në pozitën e tretë, dhe katër pikë më pak sesa Milan në pozitën e parë.

Fitores së Atalanta i gëzohet qyteti i Milanos, pasi Milan mbetet në pozitën e parë, dhe Inter në pozitën e dytë, si pasojë e humbjes së Napoli. /Gazeta Sinjali Sporti/