image Justin Timberlake pjesë e filmit “Palmer”

Film

Film/ Justin Timberlake pjesë e filmit “Palmer”

news image

Këngëtari njëherësh dhe aktori i njohur amerikan, Justin Timberlake, do të jetë pjesë e filmit “Palmer”.

Filmi i takon zhanrit dramë dhe xhirimet priten të nisin këtë vjeshtë, transmeton Sinjali.

Regjisor i këtij filmi është Fisher Stevens, ndërsa producentë janë: Charles B. Wessler, John Penotti e Charlie Corwin.

Drama “Palmer”, flet për një yll në fakultetin e futbollit, i cili pas qëndrimit në burg, kthehet në qytetin ku ka lindur për ta filluar jetën nga e para.

Në këtë qytet, ai përballet me probleme të mëdha nga e kaluara e tij, si dhe me sfida të reja pasi që takohet me një djalë, të cilin e ka braktisur e ëma.
Detaje të tjera rreth kësaj drame nuk janë bërë të ditura./Sinjali/

justin-timberlake-palmer-movie