image Publikohet traileri i filmit horror “Eli”

Film

Film/ Publikohet traileri i filmit horror “Eli”

news image

Netflix ka publikuar trailerin e filmit “Eli”, i cili i takon zhanrit horror.

Filmi trajton jetën e një djali 11-vjeçar, i cili ka problem me sistemin imunitar, transmeton Gazeta Sinjali.

Familja e Elit zhvendoset në një shtëpi sterile për shkak të tretmanit mjekësor që duhet t’i nënshtrohet ai. Por, 11-vjeçari që nga zhvendosja në shtëpinë e re ka vizione të tmerrshme, të cilat fillimisht mendohen të jenë halucinacione për shkak të medikamenteve, por që më vonë zbulohen të jenë diçka krejt tjetër.

“Eli” premierën do ta ketë më 18 tetor të këtij viti./Gazeta Sinjali/