image Publikohet traileri i parë i "Stranger Things 4"

Kulturë/ Publikohet traileri i parë i “Stranger Things 4”

news image

Platforma online e filmave, “Netflix”, e ka publikuar trailerin e parë të sezonit të katërt të serialit horror, “Stranger Things”.

Në trailerin e parë të këtij sezoni shihet se Hopper, njëri prej personazheve në këtë serial është ende gjallë, transmeton Gazeta Sinjali.

Hopper i cili gjendet në Rusi është e vetmja gjë që shfaq traileri i parë i këtij sezoni, kështu duke i lënë fansat nën “ethe”, se çfarë befasi të tjera do të ndodhin për gjatë këtij sezoni.

Teksa kujtojmë se “Netflix”, ende nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të shfaqet sezoni i katërt i serialit./Gazeta Sinjali/