Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar edhe 158 raste të reja me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se janë shëruar edhe 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.