Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili u votua në Kuvend, të premten e kaluar, tani është publikuar i plotë në Gazetën Zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky ligj po ashtu është dekretuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ndërsa ishte iniciuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti.
Ndërkaq, në këtë ligj parashihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti.
Ndryshe në ditën kur u votua ky ligj në Kuvendin e Kosovës, Trust ka njoftuar se në momentin që del në Gazetën Zyrtare, qytetarët do të kenë mundësi të nisin aplikimin për tërheqje të parave përmes një aplikacioni të veçantë që pritet të jetë në formë online.
Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike mund ta lexoni këtu.