image Publikohet lista e basketbollistëve të Kosovës U20 për turneun e FIBA-s në Hungari

Basketboll

Publikohet lista e basketbollistëve të Kosovës U20 për turneun e FIBA-s në Hungari

news image

Basketbollistët e Kosovës U20 kanë arritur në Sopron të Hungarisë, ku do të zhvillohet FIBA U20 European Challengers, nga 20 deri më 25 Korrik.

Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu.

Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë. Takimin e parë Dardanët e rinj e kanë ndaj Bjellorusisë të martën nga ora 15:00.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Mark Rodiqi ka përzgjedhur 12shen përfundimtare: Donat Rexhepi, Don Polloshka, Shëndrit Llapi, Denis Zenelaj, Drilon Shala, Mirlind Zekaj, Shpat Mustafa, Fatlind Shoshaj, Genc Zeqiraj, Dion Sheqiri, Rron Thaçi, Albatrit Syla.

Basketbollistët e Kosovës janë stërvitur dy herë në ditë dhe kanë udhëtuar optimistë për paraqitje pozitive në këtë garë.  /Gazeta Sinjali Sporti/