image Publikohet kënga e re e BimBimmas dhe Keepman

Muzikë

Muzikë/ Publikohet kënga e re e BimBimmas dhe Keepman

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar, BimBimma, ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Kangë me dy fjalë” dhe është në bashkëpunim me Keepman, transmeton Gazeta Sinjali.

Për beatin është përkujdesur StrikeBeatz, ndërsa miksimin dhe masterizimin Faton Dulaku.

“Kangë me dy fjalë” është publikuar vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të BimBimmmas në YouTube.

Kjo këngë është pjesë e albumit më të fundit të artistit “BIMA”, i cili zyrtarisht është promovuar në vitin 2017.

Kujtojmë që disa nga këngët e këtij albumi, artisti i ka publikuar përgjatë vitit të shoqëruara me videoklipe./Gazeta Sinjali/