Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Shqipëri për një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.
Abcnews raporton se Kurti ka arritur pak më herët, ndërsa nuk dihen ende detajet e takimit.
Kujtojmë që të dyja vendet përuruan këtë vit shkollor Abetaren e përbashkët unike, ndërsa mbledhja e fundit mes dy qeverive ishte më 20 qershor.
Kurti ka lënë sot përgjysmë konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se ‘po shkon në një takim urgjent’.