Njëra nga fotografitë e vjedhura, të realizuara brenda shtëpisë së kampionit të “Formula 1”, Michael Schumacher, tashmë është publikuar, raporton “Sabah”, transmeton Gazeta Sinjali.
Muajin e kaluar, “The Mirror” raportoi se fotot e vjedhura të Schumacherit dolën në shitje për 1 milion e 200 mijë euro.
Gjendja shëndetësore e ish-ngasësit të Formula 1 mbetet mister, me familjen që ka kërkuar vazhdimisht që të respektohet privatësia, pos disa foto të cilësuara si “makabre” janë nxjerrë në shitje pasi janë vjedhur në fund të janarit.
Fotografia dyshohet se e paraqeyt Schumacherin të shtrirë në krevat në shtëpinë e tij në Gjenevë.
Bashkëshortja e Schumacherit, Corinna ishte vënë menjëherë në lëvizje duke kontaktuar avokatët dhe Policinë zvicerane që ta ndalojnë publikimin e fotografive, por siç duket, përpjekjet e saj kanë dështuar.
Sipas saj, publikimi i fotografive të vjedhura do të përbënte cenim të rëndë të privatësisë, pavarësisht protokollit të ashpër të sigurisë së cilës i nënshtrohen vizitorët në rezidencën e gjermanit.
Neurokirurgu italian, Nicola Acciari ka thënë se gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1 është tepër e përkeqësuar gjashtë vite nga aksidenti i tmerrshëm me ski. /Gazeta Sinjali/