image Publikohet bilanci i fundit i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

Botë

Pandemia/ Publikohet bilanci i fundit i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

news image

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë u regjistruan 179 viktima të koronavirusit, 50 më pak se një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 26,478. Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe rreth 300 raste të rejta të infektimeve. Numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 223,578 persona.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Sidoqoftë, ditëve të fundit, numri i rasteve të reja ka shënuar rënie të ndjeshme.

Banorët e Madridit u panë duke ecur dhe vrapuar nëpër rrugët pa makina të shtunën pasi autoritetet lokale dhanë leje për këmbësorët në pjesë të caktuara të qytetit, raporton “The Guardian”.

Qeveria spanjolle ka filluar t’i largojë masat kufizuese me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë, që pritet të tkurret në masë të konsiderueshme gjatë këtij viti./Gazeta Sinjali/