image Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Taynës, Mc Kreshës dhe Lyrical Son

Bota e Yjeve

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Taynës, Mc Kreshës dhe Lyrical Son

news image

Tre rep-artistët e njohur dhe shumë të dashur shqiptarë, Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Pasite” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë artistët, ndërsa për beatin janë përkujdesur Strike Beatz dhe K-Master.

Ky është bashkëpunimi i parë i Mc Kreshës dhe Lyrical Son me një rep-artiste dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të “Friends Entertainment” dhe qysh në orët e para ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat e rep-artistëve./Sinjali/