image Publikohet agjenda e mbledhjes së dy qeverive

Politikë

Publikohet agjenda e mbledhjes së dy qeverive

news image

Qeveria e Shqipërisë ka publikuar agjendën e mbledhjes së dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kjo mbledhje pritet të fillojë nesër nga ora 11:30.

Në ora 11:00, pritet  mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve.

Në ora 11:15 – mbërrin Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa në ora 11:30 do të çelet sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë.

Sipas kësaj agjende, në këtë mbledhje me nga një fjalë rasti të pranishmëve do t’ju drejtohen Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës.

Fjalë të shkurtra do të kenë anëtarët e të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Ndërsa Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë do të përmbyll sesionin plenar.

Mbyllja e takimit mes dy qeverive do të bëhet me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.

Më pas të dy kryeministrat do të dalin në konferencë për media./Gazeta Sinjali/