image Publikohet agjenda shtetërore e Qeverisë Kurti për 28 nëntor

Sociale

Publikohet agjenda shtetërore e Qeverisë Kurti për 28 nëntor

news image

Qeveria e Kosovës sot ka publikuar agjendën shtetërore për ditën e 28 nëntorit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, shihet se në ora 11:00 do të ketë Homazhe tek Kulla e Isa Boletinit në Mitrovicë si dhe Vizitë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 parashihet që të ketë vizitë tëk Drilli ushtarak të Togut Cemremonial të FSK-së konkretisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë”, si dhe Sheshi “Skenderbeu”.

Në ora 17:00 parashihet që të bëhët Ceremonia dhe performanca për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë në Muzeun Kombëtar.

Ndërsa, në orën 19:00 tek Menza, Ramiz Sadiku do të bëhet pritja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

image 433
image 433

/GazetaSinjali/