image Rama merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, zbardhet agjenda

Shqipëri

Rama merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, zbardhet agjenda

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 5 qershor 2026 në Tivat të Malit të Zi.

Samiti mbledh liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e procesit të integrimit europian të rajonit.

Takimi zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

Në samit do të marrin pjesë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Nën temën “Prosperiteti i Përbashkët dhe Stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun dhe politikat e BE-së, si dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Programi i samitit nis me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes të organizuar nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Më pas do të zhvillohet seanca plenare, ku liderët do të shkëmbejnë pikëpamje mbi prioritetet e përbashkëta europiane dhe rajonale.

Samiti pritet të shërbejë edhe si platformë për diskutimin e sfidave të përbashkëta në rajon dhe Evropë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Takimi në Tivat zhvillohet në kuadër të zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Europian 2024–2029 dhe konfirmon rëndësinë që Bashkimi Europian i kushton perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/