Nesër, më 20 Qershor është vendosur të mbahet në Prishtinë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare.
Agjenda e mbledhjes së tetë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, është bërë publike.
Në mbledhjen e cila mbahet nesër në njërin nga hotelet e Prishtinës, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.
Agjenda është si në vijim:
10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Vendi: Hotel Garden, Prishtinë
11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e Albin Kurtit, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë e Edi Ramës, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve, për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12:20 12:30.
Prezantim me pjesëmarrjen e Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.
12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Albin Kurtit, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Edi Ramës, kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.