image Mbledhja e dy qeverive/ Policia bllokon disa rrugë sot dhe nesër

Sociale

Mbledhja e dy qeverive/ Policia bllokon disa rrugë sot dhe nesër

news image

Nesër do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në mënyrë që eskorta të kalojë pa u penguar, Policia e Kosovës do të bllokojë disa rrugë, sot më 19.06.2022, në orët e pasditës dhe nesër më 20.06.2022, sipas itinerarit të lëvizjes së delegacioneve, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

/GazetaSinjali/