image Publikohen pamjet nga sulmi në Teksas

Botë

Publikohen pamjet nga sulmi në Teksas

news image

Sipas “CNN”, të paktën 22 persona janë plagosur në sulmin që ka ndodhur në Teksas tê SHBA-së. Një i dyshuar për sulmin është dërguar në paraburgim, transmeton Sinjali.

11 të plagosur janë dërguar për në Qendrën Mjekësore “Del Sol”, ka thënë zëdhënësi i spitalit, Victor Guerrero, ndërsa 11 të tjerë janë dërguar në Universitetin e Mjekësisë së El Pasos.

Numri i saktë i të vrarëve nuk dihet ende.

Polica është njoftuar për sulmin në orën 10 të mëngjesit si dhe për fillim nuk është ditur vendi se ku saktësisht kishte ndodhur sulmi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë agjentët e FBI-së dhe departamenti i policisë lokale në mënyrë që të ju ndihmojnë autoriteteve./Sinjali/