Sipas “CNN”, të paktën 22 persona janë plagosur në sulmin që ka ndodhur në Teksas tê SHBA-së. Një i dyshuar për sulmin është dërguar në paraburgim, transmeton Sinjali.
11 të plagosur janë dërguar për në Qendrën Mjekësore “Del Sol”, ka thënë zëdhënësi i spitalit, Victor Guerrero, ndërsa 11 të tjerë janë dërguar në Universitetin e Mjekësisë së El Pasos.
Numri i saktë i të vrarëve nuk dihet ende.
Polica është njoftuar për sulmin në orën 10 të mëngjesit si dhe për fillim nuk është ditur vendi se ku saktësisht kishte ndodhur sulmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë agjentët e FBI-së dhe departamenti i policisë lokale në mënyrë që të ju ndihmojnë autoriteteve./Sinjali/