Janë publikuar pamjet ku në orën 19:45 minuta të datës 24 maj, një sherr midis disa shtetasve shqiptarë dhe holandezë çoi në arrestimin e dy personave dhe një person i plagosur u dërgua në spitalin e Traumës me plagë në pjesën e kokës, përkatësisht 45-vjeçari A.G..
Siç shikohet edhe në pamjet e publikuara nga Ora News, holandezët janë të stacionuar në bar-kafe të gjithë së bashku ku një person u afrohet duke shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin.
Pas këtij momenti, 2 shtetas holandezë çohen nga tavolina dhe fillon sherri me karrige dhe tavolina.
Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas holandez, D.B 23 vjeç dhe D.H 21 vjeç, të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.