image Publikohen pamjet e bastisjes ku u vra lideri i ISIS

Botë

Botë/ Publikohen pamjet e bastisjes ku u vra lideri i ISIS

news image

Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e para të sulmit në veri të Sirisë që rezultuan me vdekjen e udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik (IS).

Këtu shihen trupat ushtarake në përleshje të armatosur me militantët  në tokë përderisa lëviznin në drejtim të kompleksit ku Abu Bakr al-Baghdadi ishte fshehur.

Baghdadi iku në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës. Pas bastisjes kompleksi u shkatërrua me municione.

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-ve, Gjenerali Kenneth McKenzie, tha që ndërtesat e shkatërruara u lanë me pamje si të ishin “një parking i shkatërruar me plot gropa”.

Gjenerali McKenzie tha se dy fëmijë kishin vdekur me Baghdadin në tunel – jo tre siç ishte raportuar më parë./Gazeta Sinjali/