Muzikë/
Publikohen këngët pjesëmarrëse të Festivalit të Këngës në RTSH
Sinjali.com
09 Dhjetor 2019 13:39
Janë publikuar këngët konkurruese të Festivalit të Këngës në RTSH.
Ky vit është më i veçantë për festivalin, për shkak të emrave të artistëve shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 58-të.
Artistët si: Elvana Gjata, Arilena Ara, Albërije Hadërgjonaj, Eli Fara, Stresi, Robert Berisha e Gena, e shumë të tjerë do marrin pjesë në këtë edicion.
Këngët pjesëmarrëse janë publikuar në kanlin YouTube dhe se fituesi i festivalit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion./Gazeta Sinjali/