image Publikohen fotografi nga vendi ku u varros Kobe Bryant dhe vajza e tij

Publikohen fotografi nga vendi ku u varros Kobe Bryant dhe vajza e tij

news image

Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, janë varrosur në një ceremoni private mortore në një pronë të familjes brenda parkut të varrezave që ka vlerën 500.000 dollarë (461.640 euro).

Varrimi i legjendës së basketbollit dhe vajzës së tij është bërë pranë njëri-tjetrit të premten e kaluar në Parkun Memorial Pacific View në Corona del Mar të Kalifornisë.

Ikona e NBA ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare në një aksident ajror derisa ishte duke udhëtuar me helikopter me Giannan 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë.

Lulen e vëna te varri janë me ngjyra që i simbolizojnë ngjyrat e ekipit të Bryant, Los Angeles Lakers – transmeton DailyMail.com që edhe i ka publikuar disa fotografi nga varrezat.

Ish-basketbollisti ka lënë pas vetes bashkëshorten, Vanessa Bryant dhe tri vajza të tjera.