image Publikohen formacionet zyrtare: Reali me mungesa të mëdha ndaj Sevillës

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare: Reali me mungesa të mëdha ndaj Sevillës

news image

Sevilla dhe Real Madridit sot zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 12-të në La Liga.

Vendasit në këtë ndeshje vijnë pas një serie fantastike prej tri fitoreve radhazi në kampionat.

Në anën tjetër Los Blancos në tri ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë, duke barazuar 1-1 te Villareali dhe duke i humbur dy sfidat tjera, shkruan Sinjali Sportiv.

Trajneri, Zinedine Zidane për këtë sfidë nuk ka mundur të llogaris në shërbimet e yjeve të skuadrës si Sergio Ramos, Dani Carvajal, Eden Hazard, apo Federico Valverde.

Formacionet zyrtare:

Sevilla:  Bono – J. Navas, Koundé, Diego Carlos, Aleix Vidal – Fernando, Jordán, Rakitic – Ocampos, Munir, De Jong.

Real Madrid: Courtois, Nacho, Varane, Mendy, Lucas, Kroos, Modric, Casemiro, Vinicius, Rodrygo, Benzema.