image Publikohen formacionet në kryendeshjen e natës: Manchester City – PSG

Futboll

Publikohen formacionet në kryendeshjen e natës: Manchester City – PSG

news image

Manchester City do të përballet me Paris Saint-Germain, raporton Sinjali Sport.

Derbi i mbrëmjes luhet për xhiron e pestë në kuadër të grupit A në Ligën e Kampionëve.

Citizens presin në ‘Etihad’ skuadrën parisiene me fillim nga ora 21:00.

Derbi i dy ekipeve të pasura pritet të jetë edhe përcaktues për liderin e grupit, pasi anglezët kanë 9 pikë, kurse francezët 8 sosh.

Për këtë takim është ftuar për herë të parë Sergio Ramos te PSG, por nuk pritet të luajë nga fillimi.

Formacionet zyrtare për kryendeshjen e natës në Champions janë zbuluar dhe ato janë:

Manchester City: Ederson, Dias, Stones, Walker, Cancelo, Gundogan, Rodri, Zinchenko, Mahrez, Bernardo, Sterling.

PSG: Navas, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes, Paredes, Herrera, Gueye, Neymar, Mbappé, Messi. /Gazeta Sinjali Sporti/