Manchester City do të përballet me Paris Saint-Germain, raporton Sinjali Sport.
Derbi i mbrëmjes luhet për xhiron e pestë në kuadër të grupit A në Ligën e Kampionëve.
Citizens presin në ‘Etihad’ skuadrën parisiene me fillim nga ora 21:00.
Derbi i dy ekipeve të pasura pritet të jetë edhe përcaktues për liderin e grupit, pasi anglezët kanë 9 pikë, kurse francezët 8 sosh.
Për këtë takim është ftuar për herë të parë Sergio Ramos te PSG, por nuk pritet të luajë nga fillimi.
Formacionet zyrtare për kryendeshjen e natës në Champions janë zbuluar dhe ato janë:
Manchester City: Ederson, Dias, Stones, Walker, Cancelo, Gundogan, Rodri, Zinchenko, Mahrez, Bernardo, Sterling.
PSG: Navas, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes, Paredes, Herrera, Gueye, Neymar, Mbappé, Messi. /Gazeta Sinjali Sporti/