image Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Lecce-Inter

Futboll

Sport/ Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Lecce-Inter

news image

Lecce dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Lecces në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A, takim që zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Via del Mare.

Ekipi i Antonio Contes është në formë të lartë dhe synon t’i kthehet fitores pas barazimit të fundit me Atalantan.

Në anën tjetër, vendasit kanë katër humbje radhazi dhe do të ishin shumë të lumtur të merrnin një pikë nga kjo përballje e vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Lecce: Gabriel; Rossettini, Lucioni, Dell’Orco; Rispoli, Deiola, Petriccione, Donati; Mancosu; Babacar, Lapadula

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Sensi, Biraghi; Lukaku, Lautaro.