image Publikohen detaje nga vizita e Lajçakut në Kosovë

Kosovë

Publikohen detaje nga vizita e Lajçakut në Kosovë

news image

Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë ka publikuar detaje për vizitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak do të qëndrojë sot në Prishtinë, ku sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e Bashkimi Evropian do të takohet me të gjithë udhëheqësit politik si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Lajçak do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor deri me datë 15 tetor dhe do të vizitojë edhe Serbinë.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/