Fëmijët ndonjëherë bëjnë veprime të pahijshme dhe prindërit mendojnë se mënyra më e lehtë e dënimit është për t’i ndëshkuar ata.
Ata mund të mendojnë se në këtë mënyrë i arrijnë qëllimet, mirëpo psikologët tregojnë se ndëshkimi sjell vetëm rezultate të përkohshme.
Ata sugjerojnë mënyra të tjera më efektive për rritjen e fëmijëve që mund t’ju ndihmojnë në planin afatgjatë.
Pse dënimi është i keq për prindërit dhe fëmijët:
Do të thotë se po reagoni shumë
Zakonisht prindërit i dënojnë fëmijët, kur ata i lëndojnë me veprimet që bëjnë. Në këtë rast është e vështirë të qëndroni i qetë, prandaj zbatoni mënyrat e ndëshkimit që edhe ata të lëndohen. Këto shpërthime emocionale negative ndikojnë si tek prindërit, ashtu edhe tek fëmijët dhe mund të çojnë në pasoja të rënda, përfshirë edhe dëmtimin fizik.
Është një sjellje dembele
Ndëshkimi është forma më e lehtë e komunikimit me fëmijët – ata bëjnë diçka që nuk ju pëlqen dhe ju bëni diçka që nuk ju pëlqen si kthim, pa negociata dhe asnjë shpjegim. Kjo mund të jetë vërtet joshëse pasi nuk kërkon ndonjë përpjekje nga ana juaj, por kjo nuk është përfundimisht mënyra e duhur për të rritur një person të lumtur dhe të shëndetshëm./Gazeta Sinjali/