image PSG takim sot me Interin, klubi francez pritet të deponojë ofertën e tretë për Skriniar

Futboll

PSG takim sot me Interin, klubi francez pritet të deponojë ofertën e tretë për Skriniar

news image

La Gazzetta dello Sport konfirmon se PSG është ende e interesuar për nënshkrimin e yllit të Interit, Milan Skriniar dhe do të bëjë një ofertë të përmirësuar në një takim në Milano sot, por çmimi i mbrojtësit është rritur.

Reprezentuesi sllovak është një objektiv prej kohësh i gjigantëve të Ligue 1, i cili pa dy oferta të refuzuara në fillim të verës.

Sipas Gazzetta, drejtorët e PSG-së do të takohen sot me Interin për të zyrtarizuar ofertën e tretë, por gjigantët e Serisë A nuk kanë gjasa të shesin.

Gazeta rozë pretendon se PSG do të ofrojë 60 milionë euro plus 5 milionë euro shtesa. Interi donte 70 milionë euro për të shitur Skriniar në fillim të kësaj vere, por skenari tani ka ndryshuar. Duke qenë se kanë mbetur vetëm dy javë para përfundimit të afatit kalimtar të verës, Nerazzurrët do të konsiderojnë vetëm oferta në rajonin prej 80-90 milionë euro.

Trajneri Simone Inzaghi nuk pret që asnjë yll të largohet dhe ka theksuar se dritarja e transferimeve ‘është mbyllur’ përveç një qendërmbrojtësi, Nerazzurrët ende duhet të nënshkruajnë për të zëvendësuar Andrea Ranocchia-n.

/GazetaSinjaliSport/