image PSG shkon në zhveshtore me avantazh minimal ndaj Reims, në pjesë të dytë pritet inkuadrimi i Messit

Futboll

PSG shkon në zhveshtore me avantazh minimal ndaj Reims, në pjesë të dytë pritet inkuadrimi i Messit

news image

Paris Saint-Germain luan në udhëtim ndaj Reimsit, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e futbollit francez.

Parisienët kanë mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale, 0-1.

Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, konkretizoi me kokë asistimin e Di Marias.

Mbappe flitet se do t’i bashkohet Real Madridit në ditët e fundit të afatit kalimtar, mirëpo nuk po lejohet nga kryesia e klubit.

Leo Messi në tjetrën anë është në bankën rezervë, ku pritet në pjesë të dytë të debutojë.  /Gazeta Sinjali Sporti/