Paris Saint-Germain luan në udhëtim ndaj Reimsit, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e futbollit francez.
Parisienët kanë mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale, 0-1.
Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, konkretizoi me kokë asistimin e Di Marias.
Mbappe flitet se do t’i bashkohet Real Madridit në ditët e fundit të afatit kalimtar, mirëpo nuk po lejohet nga kryesia e klubit.
Leo Messi në tjetrën anë është në bankën rezervë, ku pritet në pjesë të dytë të debutojë. /Gazeta Sinjali Sporti/