image PSG refuzon ofertën e parë të Real Madridit për Mbappen

Futboll

PSG refuzon ofertën e parë të Real Madridit për Mbappen

news image

Kylian Mbappe është një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të transferimit të futbollistëve.

Pak minuta më parë, mediat spanjolle raportuan se Real Madridi ka dërguar ofertën e parë zyrtare prej 160 milionë eurove për Mbappen.

Megjithatë, disa nga mediat më të besueshme raportuan se PSG e ka refuzuar ofertën e spanjollëve.

Los Blancos pritet të bëjnë edhe një ofertë tjetër duke e ditur iniciativën e tyre gjatë gjithë verës për ta transferuar yllin francez. /Gazeta Sinjali Sporti/