PSG pëson humbjen e parë në javën e nëntë në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.
Parisienët u mposhtën me rezultat të pastër 2-0 nga Rennes.
Skuadra e Rennes bëri një paraqitje fantastike, ku golat i gjeti në minutën e fundit të pjesës së parë me Laborden dhe minutën e parë të pjesës së dytë me anë të Tait.
Kjo fitore e rendit, Rennes, në vendin e shtatë me 12 pikë, kurse mysafirët me 24 pikë janë në krye. /Gazeta Sinjali Sporti/