image PSG pa vështirësi mposht Monacon dhe shpallet kampione e Kupës franceze

Futboll

PSG pa vështirësi mposht Monacon dhe shpallet kampione e Kupës franceze

news image

Në futbollin francez sot në program ishte finalja e Kupës (Coupe de France), transmeton Sinjali Sport.

Derbi mes Monacos dhe PSG që edhe ishte finalja e këtij viti, përfundoi në të mirë të parisienëve me rezultat 2-0.

Kylian Mbappe me një gol dhe një asistim te Maurio Icardi i tregoi edhe njëherë aftësitë e tij duke ia siguruar titullin e parë për këtë edicion skuadrës së Pochettinos.

Kryeqytetasit janë në garë për titull edhe në Ligue 1, por duhet të pres Lille që të gabojë në xhiron e fundit, pasi janë një pikë para në krye të tabelës.

Monaco po ashtu është në garë për titull, veçse skuadra e Kovaqit është tre pikë larg Lille dhe dy larg PSG, i nevojitet gabimi i të dy ekipeve për të fituar titullin. /Gazeta Sinjali Sporti/