image PSG pa problem kryen detyrën ndaj Brestit

Futboll

PSG pa problem kryen detyrën ndaj Brestit

news image

Paris Saint-Germain ishte nikoqir i Brestit në kuadër të xhiros së 21-të në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.

PSG triumfoi ndaj skuadrës së Brestit në “Parkun e Princave” me rezultat të pastër 2-0.

Kylian Mbappe dhe Thilo Kehrer, i realizuan golat në fitoren e parisienëve.

Parisi e mban kreun me 50 pikë, 11-të më shumë se Nice që është në vendin e dytë.

Në anën tjetër mysafirët gjenden në pozicionin e 13-të me 25 pikë të arkëtuara.

Pochettino në radhët e tij nuk i pati në dispozicion për sot disa nga yjet si: Lionel Messi, Neymar, Keylor Navas, Achraf Hakimi.  /Gazeta Sinjali Sporti/