Paris Saint Germain ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku do t’i duhet të bëjë disa përforcime, veçanërisht në repartin e mesfushës dhe atë të mbrojtjes, ndërsa burime nga klubi francez raportojnë se Leonardo ka piketuar dy futbollistë të Lazios.
Bëhet fjalë për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic, që ndiqet prej kohësh nga Paris Saint Germain dhe jo vetëm, si dhe mbrojtësin Adam Marusic, i cili gjithashtu ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me fanellën bardhekaltër.
Për të dy lojtarët klubi francez është gati të paguajë një shifër prej 120 milionë eurosh, para këto që do të joshnin presidentin Clasudio Lotito për të pranuar shitjen e dy prej futbollistëve më të spikatur të Lazios së tij.