image PSG me mungesa të shumta përballet me Brestin, këto janë formacionet zyrtare

Futboll

PSG me mungesa të shumta përballet me Brestin, këto janë formacionet zyrtare

news image

Paris Saint-Germain është nikoqir i Brestit në kuadër të xhiros së 21-të në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.

PSG e pret skuadrën e Brestit në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 21:00 në Paris.

Skuadra e Pochettinos në elitën franceze numëron katër barazime në pesë ndeshjet e fundit dhe do të tentojë t’i rikthehet ecurisë së fitoreve.

Parisi edhe pse ka këtë ngecje në rezultate, prapë se prapë e mban kreun me 47 pikë, tetë më shumë se Nice që është në vendin e dytë.

Në anën tjetër mysafirët gjenden në pozicionin e 13-të me 25 pikë të arkëtuara.

Pochettino në radhët e tij nuk do t’i ketë në dispozicion për sot disa nga yjet si: Lionel Messi, Neymar, Keylor Navas, Achraf Hakimi.

Formacionet janë publikuar, e ato janë këto më poshtë:

 /Gazeta Sinjali Sporti/