image PSG me lehtësi fiton ndaj Reims, Zeneli luan nga pjesa e dytë

Futboll

PSG me lehtësi fiton ndaj Reims, Zeneli luan nga pjesa e dytë

news image

Paris Saint-Germain kanë arritur që të fitojnë pa problem ndaj Reimsit me rezultat 4-0, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra parisiene e gjeti fitoren fal futbollistëve kryesor të ekipës, Neymar, Mbappe, kapitenit Marquinhos dhe Kean.

Me këtë fitore skuadra kryeqytetase i afrohet liderit Lille në vetëm një pikë, pasi që ata barazuan pa gola me St. Etienne.

Në tjetrën anë për mysafirët në pjesë të dytë u inkuadrua ylli kosovar Arbër Zeneli, por pa lënë ndonjë shenjë.

Java e ardhshme do jetë e fundit në Ligue 1, ku edhe do të përcaktohet fituesi i ligës për këtë edicion.  /Gazeta Sinjali Sporti/