Paris Saint-Germain kanë arritur që të fitojnë pa problem ndaj Reimsit me rezultat 4-0, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra parisiene e gjeti fitoren fal futbollistëve kryesor të ekipës, Neymar, Mbappe, kapitenit Marquinhos dhe Kean.
Me këtë fitore skuadra kryeqytetase i afrohet liderit Lille në vetëm një pikë, pasi që ata barazuan pa gola me St. Etienne.
Në tjetrën anë për mysafirët në pjesë të dytë u inkuadrua ylli kosovar Arbër Zeneli, por pa lënë ndonjë shenjë.
Java e ardhshme do jetë e fundit në Ligue 1, ku edhe do të përcaktohet fituesi i ligës për këtë edicion. /Gazeta Sinjali Sporti/