image PSG konfirmon shkallën e lëndimit të Mbappes, humbet sfidën e parë ndaj Bayern

Futboll

PSG konfirmon shkallën e lëndimit të Mbappes, humbet sfidën e parë ndaj Bayern

news image

PSG ka konfirmuar shkallën e lëndimit të Kylian Mbappes.

Francezi lëshoi fushën në minutën e 21-të në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Montpellier, teksa paraprakisht humbi një penallti në minutën e 10-të.

Paris Saint-Germain tani ka konfirmuar se Kylian Mbappé do të mungojë për “rreth tre javë” pas lëndimit të kofshës.

Francezi do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Bayernit më 14 shkurt.

/GazetaSinjaliSport/