image PSG i ka mbetur vetëm zyrtarizimi për të njoftuar për transferimin Donnarumës

Futboll

PSG i ka mbetur vetëm zyrtarizimi për të njoftuar për transferimin Donnarumës

news image

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se PSG është pranë nënshkrimit me portierin Gianluigi Donnarumma, përcjell Sinjali Sport.

Italiani refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin, derisa vendosi të largohet si agjent i lirë.

Barcelona dhe Juventus kanë interesim për Donnarumman, por PSG është afër të nënshkruajë me ‘gardianin’.

“PSG tani është pranë nënshkrimit me Gianluigi Donnarumma. Marrëveshja është shumë afër, PSG punon që ta kompletojë transferimin së shpejti, ka planifikuar testet mjekësore te Kombëtarja e Italisë”.

“Interesim por ende s’ka oferta nga Barcelona dhe Juventus – Szczesny dhe Ter Stegen janë duke qëndruar”, shkroi ai.

Ndërkohë, eksperti italian Gianluca di Marzio, njoftoi se portieri do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, 60 milionë euro në total (12 milionë euro për sezon).

/Gazeta Sinjali Sporti/