PSG duket se nuk dëshiron të rrijë duarkryq e të presë në merkato.
Sipas “El Nacional”, PSG është në kërkim të një mesfushori dhe për këtë rol është piketuar braziliani Casemiro.
29-vjeçari është shtylla kryesore e mesfushës së Real Madrid por nuk dihet ende se si do reagonte ai pas një oferte stratosferike të bërë nga klubi francez.
Real Madrid i është vënë pas Mbappes, dhe për këtë gjë duket se francezët duan të “hakmerren” duke i marrë pikë kyçe të mesfushës. /Gazeta Sinjali Sporti/